Nisen drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet, por pushuesit nga Kosova përballen më radhë të gjata në pikën kufitare të Morinit. Policia kufitare në Kukës bën te ditur se fluksi ka nisur në orën 3 të mëngjesit të kësaj të shtune dhe situata pritet të bëhet më kritike në mesditë.
Vetem në katër orët e para të mëngjesit të së shtunës në doganën e Morinit kaluan rreth 10 mijë qytetarë kosovarë. Sportelet rezervë të doganave, po bëjnë punë të përshpejtuar, për të evituar fluksin. Sipas të dhënave, fundjavën e parë të korrikut kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë shtetas kosovarë. Sic duket edhe nga të dhënat, brigjet e Shipërisë mbeten të preferuarat e pushuesve që vijnë nga Kosova.