Profesoresha e spanjishtes në shkollën e mesme “Townview Magnet High School” në Dallas, ua zuri për të madhe prindërve të nxënësve, pasi u zbulua se është fotografuar nudo për revistën Playboy
Profesoresha atraktive Cristy Nicole Deweese u shfaq në Playboy para gati tri vitesh, kur ishte 18 vjeçe. Fotografitë e saj seksi kanë ende qasje në internet, kështu që arritën edhe tek nxënësit e saj.
Në galeritë e saj gjendet edhe xhirimi i fotografimit, ku ajo jep intervistë, e ku si hobi përmend “gjuetinë, qitjet me armë” etj. Ajo madje cekë se vitin e kaluar ka vrarë një dre, ndërsa shton se po bënë master për gjuhën spanjolle që të punësohet si profesoreshë.
Deweese në shkurt 2011 kishte pozuar si “Studentja e muajit”. Ajo tashti akuzohet edhe për “simulime” të seksit lezbik.