Kjo foto është e njohur si fotoja më inteligjente e bërë ndonjëherë në histori. Të paktën kështu është vlerësuar dhe cilësuar.
Arsyeja? Plot 17 nga 29 personat e pranishëm në këtë foto ishin e disa do të bëheshin më vonë nobelistë. Kjo foto, fillimisht bardhezi, u bë me rastin e konferencës së Solvay në Bruksel në vitin 1927.
Lexuesit nuk njohin shumë prej tyre, me përjashtim të Ajnshtajnit, i cili bie në sy.
Ndër të tjerët, në foto është edhe e vetmja femër, Mari Kurie. Për të, Ajnshtajni kishte një admirim të madh.