Një person ka mbetur i plagosur sot në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se ai ka grabitur dy banesa. Ngjarja ka ndodhur orët e para të pasdites të së dielës, ndërsa autori i dyshuar është pikasur nga i zoti i shtëpisë, i cili më pas ëhstë konfrontuar me të.
Burime nga Vlora bëjnë me dije se hajduti është plagosur në tentativë për t’u larguar në lagjen ‘Kushtrim’. Plagosja mendohet të jetë kryer me mjete të forta pas konfrontimit fizik, ndërsa kryefamiljari ka njoftuar policinë.
Hetimet për këtë ngjarje të fundit pritet të zbardhin identitetin dhe rrethanat, ndërsa mendohet se hajduti ka shfrytëzuar orarin e plazhit kur banesat janë të braktisura nga pushuesit.