Kapet ne flagrance një 55 vjecar qe qarkullonte me kallash ne makine. Policia ka arrestuar shtetasin Ramazan Tanushi dhe ka sekuestruar edhe amen e zjarrit “Kallashnikov”.
Njoftimi
Shëbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në makinë, menjëherë kanë organizuar punën për arrestimin e tij dhe bllokimin e armës së zjarrit.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, në afërsi të “Casa Italias”, shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Ramazan Tanushi.
Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër. Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ramazan Tanushi, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.