Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka sqaruar se pse edhe pas 10 ditësh nga zgjedhjet e 25 qershorit ende nuk janë dorëhequr ministrat teknikë.
“Ministrat teknikë do të japin dorëheqjen pasi të kenë përfunduar raportin për rolin dhe përdorimin e administratës në zgjedhjet e 25 qershorit.
Pastaj ata patjetër që do të japin dorëheqjen dhe nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar”, ka thënë ajo.
Në një intervistë për TemA TV, Zhupa foli edhe për procesin e zgjedhjeve në PD.
Ajo tha dorëheqja e Lulzim Bashës nuk i shërbente procesit.
/a.m.