Gjiganti gjerman i makinave “Volkswagen” njoftoi sot rikthimin e markës së tij me të njëjtin emër në tregun iranian pas më shumë se 17 vitesh mungesë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, tashmë hequr pjesërisht, kundër shtetit islamik.
“Numri një i makinave, pronar i markave ‘VW’, ‘Porsche’, ‘Skoda’ dhe ‘Seat’, arritën një marrëveshje me kompaninë lokale ‘Mammut Khodro’ duke parashikuar fillimisht importin e ‘Volkswagen’ të modeleve ‘Tiguan’ dhe ‘Passat”, theksoi kompania në një komunikatë.
“Mammut Khodro” importon tashmë markën e kamionit ”Scania”, gjithashtu në duart e grupit Wolfsburg (veri).
Makinat ”VW” do të propozohen për shitje duke nisur nga muaji gusht, nëpërmjet tetë koncesionarëve të përqendruar kryesisht në ose rreth kryeqytetit Teheran.
“Marrëdhëniet tregtare mes ‘VW’ dhe Iranit bazohen në një traditë të gjatë”, nënvizoi grupi gjerman.
“Që prej viteve 1950, “nuse pashkët” ishin të pranishme në rrugët e vendit”, theksoi ai.
Më pas vijuan modelet Bulli në vitet ’60, më pas Gol në vitet ’90 para se Volkswagen të tërhiqej plotësisht nga tregua në vitin 2000./b.d