Deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabiç, se “nëse duhej që Serbia të zgjidhte në mes të lidhjeve më të ngushta me Rusinë dhe anëtarësimit në BE, ajo do të vendoste për BE-në”, ka shkaktuar pakënaqësi tek disa parti politike në Beograd.
Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të deklarohet për këtë si dhe të ketë debat publik për anëtarësimin e tyre në BE.
“Me rastin e zgjedhjes së Brnabiçit, vetëm radikalët serbë nuk janë marrë me çështje dytësore, në të cilat regjimi i Vuçiqit me ditë të tëra ka tërhequr vëmendjen.
“E dinim se ajo (Brnabiç) ka qenë e imponuar dhe se Perëndimi përmes saj bën presion mbi Aleksandar Vuçiçin. Për këtë ne kemi paralajmëruar shumicën parlamentare”, thuhet në një deklaratë të radikalëve serbë, përgatiti “Klan Kosova”. (b.an)