Gjermania ka mposhtur Kilin në finalen e Kupës së Konfederatave për të fituar këtë trofe për herë të parë në histori.
Këtë fitore gjermanët e siguruan me rezultat 0 me 1. Të vetmin gol e shënoi Lars Stindl në minutën e 20-të pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e Kilit.
Edhe futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi u paraqit në këtë kampionat me kampionen e botës. Ai luajti edhe në finale për 90 minuta. (b.an)