Kandidati i PS-së për Qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet eskorta e presidentit të sapozgjedhur, Ilir Meta.
Ky i fundit ishte sot në Lezhë pas incidentit që ndodhi në Shëngjin, ku një mbështetës i LSI-së, Florian Dushku u qëllua me armë nga tre persona, shumë pranë qendrës së votimit.
Lidhur me këtë ngjarje, Ndreu ka reaguar, ndërsa shtron pyetjen se kush mund t’i thotë ndal presidentit, që ai e quan ‘skandaloz’. Po ashtu ai akuzoi Metën se po kërcënon cilindo që del i para në Lezhë.
MESAZHI I NDREUT
A ka kush i thote ndal ketij Presidenti skandaloz dhe kesaj te turpshme?! Perfundimisht ky njeri ka dale mendsh dhe po provokon, kercenon, shantazhon ke i del perpara neper Lezhe! Ketu eskorta e tij eshte ne Trashan me deputetin e tij ne tentative Petrit Gjoni… TURP!
a.ç