Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili i dha mesazh te “Zonë e Lirë” që të reformohet.
Mirëpo Meta tha se donte t’i jepte dorën por ai e shmangu.
Meta tha gjithashtu se Basha duhet të distancohet nga pakti me Ramën për shkeljen e votës së lirë.
“Nuk e di pse doli andej Luli, unë e prisja këtej t’i jepja dorën.
Lidhur me këtë tjetrën, Luli ka vetëm 48 orë të distancohet nga pakti me Ramën kundër votës së lirë.
Të mbajë qëndrim të qartë ndaj shefave të policisë që godasin njerëzit e LSI-së”, tha Meta. /b.d