Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Burime nga grupi hetimor bejne me dije se në një lokal në fshatin Ngjeqar është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R.G, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi U.S banues në Ngjeqar, (dyshohet se ka qënë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R.G (i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në fshatin Ngjeqar).
Shtetasi R.G ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
a.ç