Në seancën e ballafaqimit tek Krimet e Rënda mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja, është përmendur edhe emri i nëndrejtorit të Shërbimit Informativ, Ylli Alushi. Në një moment, siç raporton për BalkanWeb Shullazi e pyet Ylvin se pse nuk iu drejtua Ylli Alushit nëse ndjehej i kërcënuar nga ai. Ndërsa biznesmeni e pyet se kush ishte ky, Shullazi i thotë se ishte nëndrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, madje shton se Ylvi i bënte shpesh të fala nga ai.
Shullazi: E mban mend kur më çojë të fala nga Ylli Alushi?
Beqaj: Kush është ky?
Shullazi: Është nëndrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror
Beqja: Me Ylli Alushin kam miqësi të vjetër. Ai sportist, unë sportist. Për këtë problem që kam pasur me të pandehurit unë nuk i kam thënë gjë atij, pasi derisa shkuam te noterja, ku i dhashë pronën Fejzi Kodrës kemi qenë në rregull. Pastaj u bënë të tjerë njerëz këta.
Shullazi: Meqë e njihje, pse nuk shkove tek Ylli Alushi ti, meqë ishte nëndrejtor te Shërbimi Informativ? A më ke sjellë përshëndetje nga Ylli Alushi ti? Me ke sjellë të fala.
Beqja: Nuk më kujtohet.
Shullazi: Atë dite te noterja ishte vetëm ti?
Beqja: Isha me shoferin tim, Besnik Musain.
Shullazi: Ai e pa kur të vura dorën në qafë?
Beqja: Besoj se po. Besniku më tha: ti i ke miq këta, ç’ishte ajo.
Shullazi: Po noterja e pa kur të vura dorën në qafë?
Beqja: Nuk e di atë. Unë besoj se po, por unë them çfarë pashë unë, jo ç’panë të tjerët.
Shullazi: Çfarë të thashë unë aty jashtë?
Beqja: Me the, të gjitha lekët që të kanë kaluar i dua unë. Dua dhe 30 për qind nga prona. Do të m’i kalosh brenda dy muajsh.
Shullazi: Sa lekë më dhe ti mua?
Beqja: Fillimisht të dhashë 50 mijë euro. Pas gati 20 ditësh i dhashë Gilmandos 80 mijë euro.
Shullazi: A the që gjithë lekët i ke dhënë brenda një muaji? Nuk të del llogari kështu. I bie që më ke dhënë çdo 2-3 ditë.
Beqja: Unë nuk do bëj llogari tani këtu.
Shullazi: Ku i more lekët ti?
Beqja: I tërhoqa nga banka.
ma.me