Ditën e sotme Elvis Rroshi ka bërë betimin si kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës. I pranishëm në kërtë aktivitet ishte edhe Prefekti i qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi i cili tha se mbështetja i qeverisë për bashkinë e Kavajës është e pakursyesr.
Sipas Vorpsit, kjo bashki është shumë e rëndësishme sepse pjesë e saj tashmë janë edhe komunat bregdetare të Kavajës.
Betimin Rroshi e bëri gjatë konstituimit të këshillit bashkiak të kësaj bashkie. Këshilli bashkiak i Kavajës ka 31 anëtarë, pasi një antare e këtij këshilli dha dorëheqen në mbledhjen e parë të këshillit.