Me Greqinë në krizë, të gjitha shtetet e Evropës, dhe veçanërisht personat e pasur duket se po kërkojnë të përfitojnë nga ky fakt, duke blerë truall, shtëpi dhe madje edhe ishuj grekë. Radha është e italianë të cilët sipas mediave, po sulen drejt Greqisë për të blerë një shtëpi të dytë që do të ju shërbejë për pushime.
Sipas mediave italiane, që pas arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Eurozonës, italianët kanë fituar siguri dhe kanë nisur të blejnë shtëpi. Kështu vetëm në këto 7 muaj të vitit, është rritur me 9.5% numri i italianëve që kanë blerë banesa në Greqi, kryesisht për pushime. Nëse ecët me këtë ritëm, atëherë në fund të vitit 2015, italianët do të kenë blerë rreth 50 mijë shtëpi gjithsej.
Mediat italiane theksojnë se edhe çmimet janë me vlerë për ta. Kjo pasi një shtëpi në Athinë, kushton nga 100 mijë euro metri/katrorë, por mund të gjesh edhe shtëpi 100 metra/katrorë për vetëm 30 mijë euro. Ishujt si Santorini dhe Mykonos janë më të shtrenjtë me rreth 3 mijë euro metri/katror. Sakaq Rody dhe Korfuzi kanë çmime edhe më të lira, me rreth 700 euro metri/katrorë.