Turistët në New York janë ankuar se miliarderi i lindur në rusi me super jahtin e tij u ka bllokuar pamjen e Statujës së Lirisë, raporton telegraph.co.uk.Jahti Le Grand Bleu është nën pronësi të Eugene Schvidler, një oligark rus i cili ka bërë pasurinë e tij nga industria e energjisë pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, transmeton koha.net.
Atij i është dhënë ky jaht nga shoku i afërt i tij, Roman Abramvich, i cili është partner i tij në investime dhe menaxhimin e aseteve të kompanisë Millhouse.
Ky jaht është njëri nga jahtet private më të mëdhenj në botë, ndërsa është ankoruar pranë portit më të famshëm të New Yorkut që nga fillimi i qershorit, dhe është duke bezdisur shumë vizitorë, pasi nuk mund ta shohin Statujën e Lirës.
Jahti është ankoruar në mënyrë ligjore, por vendasit thonë se anijet normalisht lëvizin nga aty pas një apo dy ditësh, dhe nuk janë aq të mëdha, sa të zënë pamjen, përgatiti Express. (b.an)