Gjigantë të mëdhenj teknologjikë, duke përfshirë Google, Facebook, eBay, Dell dhe HP, kanë kaluar në anën e Samsung në luftën gjyqësore të kompanisë kundrejt Apple për një patentë. Një raport në Inside Sources thotë se kompanitë ‘janë bashkuar’ nga 1 korriku, për të protestuar kundër asaj që po thuhet se Samsung ka vjedhur patentën e Apple – atë të dizajnit të ekranit të lakuar dhe atë të mundësisë për të afruar pamjen kur preket në ekran me gisht.
Kompanitë nga Sillicon Valley kanë thënë se natyra e teknologjive, si e celularëve të mençur dhe TVve, që përmbajnë mijëra komponentë individual, është aq komplekse sa që shumica e dizajneve të zgjedhura në pamje mund të duken të kopjuara, shkruajne mediat.
Gjykata e Apelit në SHBA vendosi në fillim të këtij viti që Samsung nuk kishte shkelur rregullat apo dëmtuar
kompaninë Apple, duke zvogëluar kështu dëmet nga $930 milionë në $538.
Samsung përshëndeti vendimin e gjykatës duke treguar se akuzat e Apple kanë mungesë faktesh dhe se
janë “të ekzagjeruara”. Samsung tani pritet që t’i rikthejë dëmet plotësisht.