Zbardhen detaje nga vdekja tragjike e 3 anëtarëve të një familje e cila u dogj nga flakët që u përfshi banesa e tyre dy ditë më parë. Ka qenë 20 vjeçarja Kristina Cani e cila duket se e ka ndjerë ngjarjen tragjike që po i vinte familjes së saj.
Mami, nuk më shkohet sonte, sikur të qëndroj këtu, tani shkoi dhe vonë. Megjithëse kam dhjetë ditë pa i takur prindërit…”. kanë qenë fjalët e fundit të 20 vjeçares. Ajo humbi jetën së bashku me nënën dhe të vëllain, pas një zjarri në banesën e tyre.
Pavarësisht parandjenjës së 20 vjeçares, e cila sapo ishte kthyer nga pushimet me të fejuarin, Kristina ka vajtur në shtëpinë e prindërve. Esmeralda Cicani 52vjeç, Kristina dhe vëllai i saj Tedi 18 vjeçar humbën jetën nga asfiksia, pas një zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një kabllo i zhveshur.
Kryefamiljari i familjes Aleksandër Cicani ka mundur të mbijetojë , pasi ai ka qenë në punë në momentin e ngjarjes. “M’u shua një familje!”, kanë qenë fjalët e tij, mes lotëve dhe tronditjes të citura në gazetën “Panorama”