Formulari i cili duhet të plotësohet nga maturantët për t’u pranuar në universitetet shtetërore është zbardhur ditën e djeshme nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.
Si çdo vit, edhe për vitin akademik 2015-2016 procedurat do të jenë të njëjta, duke i detyruar nxënësit të regjistrohen fillimisht online për formularin A2. Më pas, pritet regjistrimi përmes dokumentacionit të kërkuar sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Spotit pranë sekretarive të fakulteteve.
Dy ditë më parë Qeveria mori vendimin për 20.221 kuota të shpërndara në 289 programe studimore. Ndërkohë, 18 degë të reja janë shtuar në universitetet e vendit, por jo në Tiranë.