Plazhi është vendi kryesor i marrjes së rrezeve, sportit, relaksit, skenave të joshjes, miqësi etj. Këtu është krejtësisht normale çdo gjë që diku tjetër do të na vinte në siklet: të qëndrojmë gjysmë të zhveshur, të shtrirë, pak centimetra larg nga njëri-tjetri.
Në rërë nxjerrim “nudo” edhe personalitetin tonë. Ashtu siç thotë psikologu i Universitetit të Bolonjas, Marco Costa “në plazh tejkalohen dhe lihen mënjanë paragjykimet”. Është e nevojshme që statusi jonë social duhet të jetë gjithnjë lart.
Ja 8 prej atyre që konsiderohen “tipat e plazhit”:
1. Vajza e qetë, që shkon në plazh për t’u relaksuar dhe nuk është e interesuar për miqësi të reja. Zgjedhin vende të veçuara. Një person që nuk është i interesuar për të tjerët, do të ndërtojë rreth vetes një izolim fizik. Qëndron me kufje në vesh, dhe me sy thuajse të mbyllur. Nuk japin asnjë sinjal nëse janë të disponueshme për biseda të reja. Nëse është vetëm përpiqet ta zërë karrigen afër saj me ndonjë çantë ose objekt tjetër për të treguar se është e zënë.
2. Vajza e hapur, në kërkim të njohjeve të reja. Ajo zakonisht ulet përgjatë shëtitores qendrore, ku shumë njerëz kalojnë e kërkon të shihet. Një vajzë që kërkon të joshë të tjerët, e ka këtë lojë të lehtë në plazh. Në shëtitoren qendrore mund të vëzhgojë djemtë, dhe po ashtu në breg të detit.
3. Shpesh është një baba. I cili kërkon të mbrojë fëmijët e tij dhe të vëzhgojë çdo gjë që ndodh rreth tyre. Zakonisht qëndron gjithnjë në gatishmëri. Ka tipa në plazh që shumë pak janë në kërkim të ndërveprimit me të tjerët. Ata mund të quhen “kontrollorë”. Në përgjithësi është një mashkull i rritur me fëmijë, që nuk e do shumë plazhin, veçanërisht kur është i mbushur me njerëz, por në të njëjtën kohë është i lumtur që fëmijët janë të lumtur. Vend i tij i preferuar është rreshti i fundit. Nuk humbet kurrë nga shikimi fëmijët.
4. Tipi që nuk ka vështirësi për t’u njohur me të tjerët. Kërkon të njohë persona të tjerë. Gjithmonë ndodhet në rresht të parë në plazh, pranë vendit ku ecin apo luajnë njerëzit në plazh. Një tip mendjehapur që nga rreshti i parë mund të ndjekë jetën aktive që zhvillohet në plazh. Është gjithnjë i gatshëm të kapë mundësitë për t’u njohur me të tjerët.
5. Tipi që nuk do të përzihet me të tjerët. Zakonisht nuk shkon kurrë në plazh. Por edhe nëse shkon kërkon që të anashkalojë ekzibicionizmat e tepruar. Janë nga ata që i pëlqejnë të shëtisin me varkë, por mos të përzihen me njerëzit e rërës.
6. Tipi sportiv, dinamik. Janë tipat që përqendrohen në pamjen e tyre për të rënë në sy. Ata zakonisht qëndrojnë kudo ku mund të praktikojnë ndonjë lloj sporti, gjithmonë gjenden në “fushën e betejës” të përzierë me lojëra. Vendi i lojës, është shpesh i preferuar për ata që kanë personalitet joshës. Tregojnë format fizike të tyre, dhe hidhen në sulm për të filluar ndonjë bisedë me vajzat, duke treguar mjeshtëritë e tyre në aftësitë me topin. Bëjnë çdo gjë që të përfundojnë në bisedë me ndonjë vajzë.
7. I turpshmi. Nuk ka dëshirë të njohë njerëz të rinj. Izolohet edhe nga miqtë me të cilët ka ardhur. Qëndron gjithnjë në qendër të çadrave për të mos u vënë re, dhe pa marrë pjesë në aktivitetet e të tjerëve. Këto janë zakonisht tipa introvertë. Ndonjëherë vënë edhe syze dielli, që shërbejnë në një farë mënyrë për t’u fshehur dhe për t’i shpëtuar shikimeve të të tjerëve. I pëlqen të dëgjojnë muzikë në iPod-ët e tyre.
8. I turpshmi ekstrem. Nuk i pëlqen të flasë dhe lexon intensivisht. Shkon në plazh nga nevoja për të qëndruar vetëm. Zgjedh gjithnjë një vend në hije dhe shpesh mban një bluzë të veshur edhe pse ndodhet në plazh. E mbulon trupin si shenjë për të komunikuar mungesë disponibiliteti. Është e vështirë ta përfshish në një bisedë. Janë të përqendruar kryesisht në leximet e tyre.