Teleskopi Kepler ka zbuluar planeti e parë të ngjashëm me Tokën që ndodhet në zonën e jetës të një ylli të ngjashëm më Diellin tonë. Ky është një lajm që pritej prej kohës, i rëndësishëm për shkencën, por akoma jo me rezultate përfundimtare.
Një përfaqësim artistik i planetit Kepler-542b, planetit më të ngjashëm me Tokën
Në univers ekziston një tjetër Tokë që kryen një orbitë rreth Diellit të vet dhe nuk përjashtohet që të ketë jetë. Nasa duke zbuluar këtë yll deklaruan se “astronomët janë në pikën e diçka që njerëzit e kanë ëndërruar për mijëra vjet”.
Këtë planet Nasa e ka quajtur Kepler 452B dhe thonë që është planeti më i ngjashëm me Tokën se çdo planet tjetër është zbuluar deri tani: një planet me shumë mundësi shkëmbor që bën orbitën rreth një ylli të ngjashëm me Diellin tonë.
Planeti Kepler 452-b është më i vjetër në moshë dhe rreth 60 përqind më i madh se planeti ynë. Ai plotëson të gjitha kushtet për të qenë një planet që strehon jetë. Ky është ndryshimi kryesor. Sa për të tjerat, Kepler 452B kryen një orbitë të plotë rreth yllit të tij për 385 ditë, 20 ditë më shumë nga sa i duhet Tokës për të njëjtin veprim, pra pothuajse i njëjtë me Tokën.
Planeti i ri ndodhet në atë që shkencëtarët e quajnë zona e jetës, e thënë më thjeshtë, që një planet të mund të mbajë jetën duhet të rrotullohet rreth yllit të vet në një distancë të caktuar, as larg dhe as afër tij. Sipas shkencëtarëve të NASA-s, ai përmban ujë, ndonëse më pak sesa planeti ynë, por mjaftueshëm për të vazhduar, sipas përllogaritjeve edhe 500 milion vite të tjera.
Kepler 452B ndodhet në yjësinë Cygnus, 1400 vite dritë larg. Ylli i tij është 6 miliardë vjeç, 1.5 miliardë më shumë sesa Dielli ynë.
Seleksionimi
Kepler 452b është i pari ndër 12 planetët që janë cilësuar si kandidatë “të fortë” për të qenë të ngjashëm me Tokën. Por çdo të thotë kandidat? Teleskopi identifikon planet të mundshëm duke vëzhguar varacionet e shkëlqimit të tyre periodik. Konfirmimi vjen i ekzistencës së tyre vjen pas disa testeve të tjera. E derisa nuk ka konfirmime, këta planetë quhen kandidatë. Për momentin planetët kandidatë janë 4.696; ata të konfirmuar 1.879.
Të dhëna për planetin Kepler
Emri: Quhet Kepler 452b.
Mosha: Është më i vjetër se planeti ynë: ka 6 miliardë vite jetë
Madhësia: Është njëherë e gjysmë më i madh se Toka
Ku ndodhet: Është lokalizuar në zonën Goldilocks, një zonë “jetësore” e një sistemi yjor 1400 vite drite larg nesh. Edhe për këtë mund të japë një ekstrakt mbi të ardhmen e Tokës.
Koha: Një vit zgjat 385 ditë, me një ngjashmëri të alternuar mes ditës dhe natën
Ka një Diell: Ylli rreth të cilit kryen orbitën është i ngjashëm me Diellin tonë, por ylli i tyre është më i vjetër.
Temperatura: Merr 10% më shumë energji nga Dielli i vet në krahasim me Tokën, por jeta është e mundur sepse temperatura nuk përjashtojnë prezencën e ujit