Juventus ka filluar kontaktet e para me Atletico Madridin për transferimin e mbrojtësit të majtë, Guillherme Siqueira, ka bërë të ditur “Sky”.
“Bianconerët” janë në kërkim të një përforcimi në mbrojtje dhe Siqueira është opsion i mirë për faktin se ai pritet të largohet nga Vicente Calderon.
Por, futbollisti kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain.