Megjithese pritshmerite s’jane aq te mira per koalicionin fitues, ata besojne se do formojne qeverine.
Ashtu si dihet, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë përfunduan me renditjen në vend të parë të koalicionit të luftës.
Surpriza ishte renditja e Lëvizjes Vetëvendosje në vendin e dytë, ndërsa në vend të tretë është LDK. Megjithatë, asnjë nga grupimet nuk ka shumicën për të krijuar qeverinë. Me daljen e rezultateve të para nisën të festojnë si kosovarët, ashtu edhe serbët.
“Formimi i qeverisë do të bëhet në përputhje me detyrimet kushtetuese, me mandatin kushtetues.
Por nuk shohim vështirësi sa i përket formimit të saj. Ne jemi në punë e sipër që kjo të ndodhë brenda afatit të duhur kohor.
Axhenda e Kosovës nuk do të mbahet peng nga askush, përfshi këtu edhe Beogradin, e jo më prej Listës Serbe. Ne jemi një brez që kemi qenë në gjendje për çdo sakrificë për atdheun, ndaj jemi të vendosur t’i kryejmë punët e Kosovës.
Por do të punojmë me komunitetet joserbe dhe serbe, gjithsesi jo duke e lënë Kosovën të jetë peng i votës penguese”, deklaroi kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. (b.an)