Një shqiptar është qëlluar me thikë për vdekje në qytetin Wiesbaden të Gjermanisë, mbrëmjen e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 pas një konflikti mes dy grupesh, ku në njërin grup bënte pjesë edhe shqiptari rreth 19 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur, raporton media gjermane Faz.net. Grupi i shqiptarit përbehej nga 6 persona dhe u përleshën me grupin tjetër kundërshtar të përbërë prej 3 personash në sheshin Mauritiusplatz.
Gjithashtu nga ngjarja janë plagosur edhe 2 anëtarë të tjerë të grupit ku bënte pjesë shqiptari i lindur në qytetin Mauritiusplatz, të cilët janë dërguar në spital.
19-vjecari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /b.d