Një i ri vetën 31-vjeç, ka ndërruar jetë pas një infeksioni që kishte marrë teksa notonte e ndërsa kishte vetëm 5 ditë që kishte bërë një tatuazh në këmbë.
Mes porosive më të rëndësishme ishte mbajtja e tatuazhit të pastër dhe mbuluar pasi trupi në atë pjesë mund të marrë shumë kollaj infeksion.
Gjëja e parë që duhet shmangur është njomja e tij. Këtu përfshihen dushet e shpejta, dhe në asnjë mënyrë noti. Ekspertët paralajmërojnë shmangien e ekspozimit veçanërisht ndaj ujërave të papastra në kohën që lëkura aty ku është bërë tatuazhi riparon veten.
Dhe pikërisht këtë bëri 31-vjeçari. Ai shkoi për not në oqean, në Gjirin e Meksikës, në SHBA.
Sipas një raporti të publikuar javën e kaluar në “BMJ Case Reports”, i riu, emri i të cvilit nuk jepet, ishte një latin që jetonte në Teksas.
Pesë ditë pasi kishte vizatuar tatuazhin, ai shkoi për not. Tre ditë pas kësaj ai u shtrua në Parkland Memorial Hospital në Dallas me dhimbje të forta në të dyja këmbët. Si simptoma kishte edhe dridhje e skuqje rreth tatuazhit e gjetkë në këmbë.
Drejtuesi i raportit, Dr. Nicholas Hendren nga Universiteti i Teksasit tha se “pacientët që vijnë në spitalin tonë vijnë në gjendje të rënduar dhe gjendja e tij ishte prej më të rëndave që na janë paraqitur”.
“Ai ishte në fazat e para të shokut septik dhe veshkat e tij kishin plagë”, tha ai, duke shtuar se “sëmundja u përhap brenda 12 orësh, çka është tipikë për këtë infeksion”.
/panorama