Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) frikësohet se UEFA mund t’i përjashtojë nga fushata kualifikuese për Euro 2016.
Kjo për shkak të incidentit që ndodhi saktësisht 41 ditë më parë në ballafaqimin kundër Italisë.
Në një pjesë të fushës, u shfaqën shenja të një kryqi nazist, andaj sot pasdite, UEFA pritet ta publikojë vendimin në lidhje me rastin. Dhe, kroatët frikësohen se mund ta pësojnë me përjashtim nga UEFA.
Në rast të një vendimi të tillë, rasti do të përfundojë në CAS, ku Shqipëria fitoi ndaj Serbisë ndeshjen e ndërprerë në Beograd.