Ajo është e para sportiste ‘bodybuilding’ në Shqipëri dhe mendon se ka thyer disa tabu.
Dorina Mema ka rrëfyer për Summer Pages në GSH për pasionin e saj për këtë sport.
“E kam menduar shumë gjatë viteve 200-2010 që nëse prish elegancën dhe bëhem si modelet e fitness-it të revistave, a do e presë mirë Shqipëria? Megjithatë është një pemë që mbjell sot dhe frytet do ia gëzoj pas shumë viteve. Megjithatë më gëzon fakti sepse theva një tabu në një vend paragjykues dhe fanatik, patriarkal. Pastaj kur jeta më forcoi dhe isha krejt e pavarur, e bëra pa u menduar dy herë, edhe pse nuk ishte e lehtë nga ana përgatitore dhe ekonomike. Më duhej të mos shkëputesha nga puna administrative njëkohësisht që stërvitesha. Kushton, është sport luksoz, por shumë i modës pas viteve 2010”.
Dorina ka marrë edhe vlerësime ndërkombëtare për trupin e saj. Ajo ka një këshillë për femrat.
“Për femrat këshilla e parë është vetëbesimi, të cilave u mungon që ato mund t’ia dalin për diçka që nisin”.
E pyetur nëse është dakord me konstatimin se shqiptarët gjithmonë kanë pëlqyer femrat e kolme, ajo thotë: “Duke qenë gjithmonë në arena meshkujsh e dëgjoj shpesh që ata pëlqejnë femrat e kolme sepse ato kanë pasur përreth. Njeriu kërkon aq sa di. Unë nuk jam dakord dhe nuk mund të them më shumë, por di të them se është si të ngasësh një Golf me një Ferrari”.
Dorina thotë se nuk ka qenë e shëndoshë as kur ka qenë shtatzënë, ndërsa tani po shijon jetën single pas shkurorëzimit “Po e shijoj vetminë maksimalisht duke iu përkushtuar fëmijës tim 24 orë”.
Njerëzit në plazh i thonë se është më e mirë ‘live’ sesa në televizion.