Policia e Malit të Zi ka dëbuar katër vehabistë, dy i ka kthyer në Serbi dhe dy në Bosnjë e Hercegovinë. Në komunikatën për medie, policia thekson se bëhet fjalë për masë parandaluese.
Gazeta “Dan” shkruan se në Mal të Zi janë 100 deri 120 vehabi. Koha.net transmeton shkrimin e kësaj gazete, sipas të cilës ata marrin sasi të konsiderueshme mjetesh financiare përmes organizatave humanitare islame, ndërsa qendër kryesore e vehabizmit në Mal të Zi thekson të jetë Plava.
Gjatë muajve të fundit policia dhe ushtria në Mal të Zi kanë ashpërsuar kontrollet dhe masat ndaj grupeve që do të mund të përbënin rrezik.