Edhe pse Skënderbeu kaloi mbrëmë në turin e tretë eliminator të Champions League sërish ka dyshime të forta për trukime. Kjo, pasi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Crusaders, ekipi irlandezo-verior ka gjuajtur tre shtylla dhe ka shënuar dy gola.
Dy golat madje janë shënuar në kohën shtesë, kur koha e rregullt kishte përfunduar. Edhe pse Skënderbeu ishte me një lojtar më pak, pasi prej minutës së 11-të kishte dalë me karton të kuq Renato Arapi, kjo nuk e justifikon shpërbërjen e ekipit në minutat e fundit.
Për më tepër që Skënderbeu ishte duke fituar 2-1 dhe Crusaders më shumë se një ekip profesionist, për nivelin e lojës, ngjante me një ekip amator. UEFA mund të hapë një hetim në lidhje me këtë ndeshje, megjithëse tingëllon e çuditshme që skuadra shqiptare të ketë toleruar duke parë situatën e mirë në të cilën ndodhet.