Kryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi në mbledhje të Grupit Parlamentare të partisë ka siguruar mbështetjen e deputetëve të tij për të votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale. Ndërkohë që javën e ardhshme pritet të procedohet çështja e amandameteve të kësaj gjykate.
Burime të “Zërit” brenda takimit i kanë konfirmuar gazetës se Thaçi i ka “kërcënuar” deputetët se nëse nuk e votojnë Gjykatën Speciale atëherë ai është i gatshëm të ofrojë dorëheqje nga kreu i partisë.
Ndërkohë, pothuajse shumica e deputetëve, në përjashtim të tre prej tyre, Nait Hasani, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, pjesa tjetër nuk kanë pranuar që Thaçi të bëhet kurban që të largohet nga partia në këmbim të votës për Specialen.
Me njëfarë forme, deputetët e kanë mbështetur liderin e PDK-së për sugjerimin e tij për votimin pro të Speciales.
Thaçi ka dal i sigurt nga takimi për mbështetje.