Një zbulim i madh dhe i rëndësishëm për pasurinë botërore dhe në veçanti për besimtarët myslimanë ka ndodhur në Universitetin e Birminghamit. Mes mijëra dorëshkrimesh dhe dokumentesh të lindjes së mesme janë gjetur fragmentet më të vjetra të Kuranit deri më sot.
Dorëshkrimi është shkruajtur me radiocarbon në lëkurë kafshësh dhe mendohet të jetë 1370 vjeçar, më i vjetri në ekzistencën e tij. Faqet e librit të shenjtë të myslimanëve arrijnë të zbulohen pas 100 vjetësh pas një testi të kryer nga njësia e radiokarbonit në universitetin e oxfordit.
Eksperimentet e kryera dolën në përfundim se këto tekste datonim mes viteve 568-645, vite në të cilat profeti Muhamed ishte akoma gjallë. Eksperti i bibliotekës britanike për dorëshkrime fetare Dr Isa Muhamed Waley, u shpreh se ky zbulim do ti gëzojë shumë myslimanët në të gjithë botën.
https://www.youtube.com/watch?v=7eubxDaFfAw