Ministri Tahiri ka deklaruar se nuk e ka besuar në asnjë moment që ka pasur një plan për vrasjen e Tom Doshit.
Ndër të tjera ai thotë se kjo çështje mund të jetë shpikur për të mbuluar vrasjen e Artan Santos apo edhe për gjyqin që po bëhej ndaj Arben Frrokut.
Për më tepër që Durim Bami, personi që sipas Doshit ishte paguar për ekzekutimin e tij, ka qenë një nga të dyshuarit për vrasjen e Santos.
“Unë i thashë dyshimet e mia se mund të ishte jnë gjë e sajuar dhe se po shërbehej për të shmangur një ngjarje tjetër kriminale lidhur me ato që përmenda më lart për santon dhe Frrokun.
I thashë Llallës se për këto dyshime i kisha thënë edhe Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit.
Kisha të thëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një seri ngjarjes kriminale.
U kam thënë zyrtarëve të policisë që ky mund të ishte teatër, por duhet të mernrnim masa pasi personi i përfshirë dhe i përmendur mund të kishte probleme, pasi siç m’u tregua, dukej e madhe”, thuhet në dëshminë e Tahirit.
“Pasi kam mbaruar me takimin te shtëpia e Tomës, i kam thënë Kryeministrit në telefon që kjo histori e treguar nga Toma më dukej përrallë dhe se ne nuk do ta neglizhonim dhe po kryenim të gjitha veprimet e nevojshme.
Në darkë, pasi kisha marrë edhe informacion të zgjeruar nga zyrtarët e policisë, kam folur me Kryeministrin në telefon dhe i kam thënë që sipas meje kjo histori është e gjitha e pavërtetë. Kjo ishte përshtypja ime pasi nuk kisha fakte dhe prova.
Unë i thashë gjithashtu që kjo bëhej ose se Toma do të jetë në qendër të vëmendjes së Kryeministrit ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që sipas meje ishte diçka që kishte të bënte me Santon ose me vëllain e deputetit Mark Frroku.
Kjo, sepse ne kishim probleme me dëshmitarin e drejtësisë për çështjen e vëllait të Frrokut, për çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt”, vijon dëshmia e Tahirit.