Cristiano Roanldo ka qenë viktimë e disa tifozëve të Barcelonës dhe Leo Messit
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka postuar një foto në Facebook, ku tregon se është duke pirë çaj dhe duke lexuar librin e tij.
“Duke pirë çajin tim dhe duke lexuar librin tim”, ka shkruar Ronaldo.
Kjo u ka mjaftuar disa tifozëve kreativ të Barcelonës dhe Leo Messit, të cilët ia kanë ndryshuar çorapet dhe kopertinen e librit që ishte duke lexuar.Çorapet ia kanë bërë të Barcelonës, ndërsa kopertina e librit ishte me foton e Leo Messit, përgatiti ”Express”. (b.an)