66-vjeçari Selman Çarçiu, nga fshati Kryekuq i Lushnjes, i cili u arrestua dje për abuzim seksual me një të mitur, rezulton se prej tre muajsh kryente veprimte të turpshme me 12-vjeçaren, kur ajo shkonte në dyqanin e tij.
E mitura, familja e së cilës jeton në një gjendje të mjerueshme ekonomike, ishte fqinje e 66-vjeçarit. Ka qenë vetë e mitura e cila përpara hetuesve ka treguar se si 66 vjeçari abuzonte me të sa herë ajo shkonte në dyqanin e tij.
Ka qenë nëna e vajzës, e cila e ka ndjekur atë kur shkonte në dyqan dhe ka zbuluar ngacmimet e të moshuarit. Menjëherë ajo ka njoftuar policinë, që ka kryer arrestimin e tij. Vetë Çarçiu ka pranuar veprimet e turpshme me policinë, por ka thënë se nuk ka kryer seks me vajzën.
“E pranoj gabimin që kam bërë. Por në asnjë moment nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, përveç se kam bërë veprime të turpshme me të”, ka thënë ai.
66-vjeçari është i martuar dhe baba i tre fëmijëve, dy vajzave që i ka të martuar dhe një djali që jeton në emigracion.
Ai jetonte vetëm me të shoqen, ndërkohë që po në këtë fshat ndodhi edhe ngjarja tronditëse e pak muajve më parë, ku mësuesi kishte kryer marrëdhënie me nxënësen e vet të mitur.