Pas përplasjeve në kuvend në lidhje me projektligjin e Arsimit të Lartë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shkuar dhe është ulur pranë Sali Berishës, ndoshta për t’i shpjeguar se si funksionon në të vërtetë ligji në fjalë.
Para kësaj, Berisha foli ashpër për klientelizëm dhe tha se ky nuk është ligj për studentët dhe se të varfërit i le në shtëpi. Ai akuzoi edhe Nikollan se ka marrë diplomë te Kristali.
Ndërkohë me qetësi, Nikolla i është ulur pranë e mesa duket i ka qartësuar Berishës projektligjin.
Pas kësaj, Berisha ka dalë sërisht në foltore dhe nuk ka folur më për ligjin e arsimit, por për ekonominë.