Pas helimimit të mbi 140 mbështetësve të opozitës dhe kreut të saj Basha në mitingun çelës të fushatës, ka pasur komente dhe aludime të shumta mbi atë që e shkaktoi.
Një qytetar ka komentuar në llogarinë e ish-kryeministri Berisha në facebook, duke akuzuar atë drejtëpërdrejtë.
Ai i thotë se “vetë Berisha ka hedhur lëndë toksike”.
“Ti e ke hedhur vetë për të akuzuar të tjerët, një pyetje, ti pse nuk ishe në këtë miting se ti nuk mungon asnjëherë”, – shkruan qytetari, Berishës.
Por nuk ka munguar as replika e ish-kreut të PD.
“Unë aty isha dhe u lëndova por të tjerët më shumë se unë, me sa duket ke probleme me sytë e mendjes dhe në këtë rast kujdes se nuk ka okulist që të bën derman”, – i shkruan Berisha qytetarit/a.m.