INSTAT bëri të ditur se, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në portet e vendit, në muajin Prill 2017 shënoi vlerën 394 mijë/ton, me një rritje 2,6% më shumë se në të njëjtin muaj një vit më parë.
Në katër mujorin e parë 2017, njofton INSTAT, ky treguese arriti në 1.231 mijë/ton, duke u rritur me 6,3 %, krahasuar me 4-mujorin e vitit 2016. Ndërsa Porti i Durrësit kryeson me rreth 90,4 %, të gjithë mallrave të përpunuara.
Sipas INSTAT, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 3,5 milionë ton për kilometër dhe është rritur 93,7 %, krahasuar me Prill 2016. Në katër mujorin e parë 2017, ky treguese u rritur me 102,8 % në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2016
Në muajin Prill 2017, volumi i mallrave të transportuar me ajër shënoi 139 ton duke u rritur 4,5 %, në krahasim me Prill 2016, ndërsa si 4-mujori arriti në 543 ton, duke u rritur 3,6 %, krahasuar me njëtën periudhë të një viti më parë.
Tregues në rritje bën të ditur INSTAT raportohen nga Aeroporti edhe përsa i përket lëvizjes së pasagjerëve. Në transportin ajror janë kryer 1.770 fluturime, duke shënuar një rritje me 6,4 %, ndaj Prill 2016 dhe janë kryer 6.874, fluturime në 4-mujorin e parë të këtij viti duke u rritur me 6,5 %, krahasuar me njëtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Prill, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 189.763, duke u rritur 27,9 %, krahasuar Prill 2016. Në katër mujorin e parë 2017, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 697.804, duke u rritur me 22,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Transporti ajror i pasagjerëve gjatë kësaj periudhe zë peshën më të madhe me 71,5 % të totalit.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 100.340 persona, krahasuar me Prill 2016, ky tregues është rritur 76,6 %. Gjatë katër muajve të parë të vitit 2017, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 269.916, duke u rritur me 18,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /b.d