Presidenti Bujar Nishani ka reaguar sot ne lidhje me helmimin e erreth 80 demokrateve dje ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Duke u uruar sherim te shpejte pjesemarresve ne miting dhe Lulzim Bashes, Nishani shprehet se eshte ne kontakt me agjencite ligjzbatuese rreth hetimeve.
Reagimi:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.
Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.