Edhe pse deputetja e PD-së, Jozefina Topalli u la jashtë listave për zgjedhjet e 25 qershorit, ajo nuk ka harruar të urojë besimtarët muslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.
Përmes një postimi në profilin e saj në ‘Facebook’, Topalli shprehet se është koha për të forcuar besimin, dhembshurinë, drejtësinë dhe të vërtetat.
Mesazhi i plotë:
Te dashur miq
Urimet me te ngrohta me rastin e fillimit
te muajit te madhnueshem te Ramazanit, per ju besimtare musliman.
Agjerim te lehte , te mbare e te pranuar.
Eshte koha per te forcuar besimin, dhembshurine , drejtesine e te vertetat.