Afro 9200 udhëtarë me 2370 automjete kanë mbërritur në katër ditët e fundit me tragete në portin e Durrësit.
Nga të dhënat e sektorit të statistikave në drejtorinë e APD-së, mësohet se që nga dita e enjte deri të djelën e kaluar në port janë ankoruar 12 tragete me 9152 udhëtarë gjithsej.
Në katër ditët e fundit tragetet kanë sjellë gjithashtu 1964 autovetura, 295 kamjonë dhe 14 trajlera.
Burimet sqarojnë se disa nga tragetet kanë kryer lundrime shtesë të programuara për periudhën e verës. Pas një vënies në punë të një trageti me kapacitete të mëdha, në fund të këtij muaji pritet të nisë lundrimet një traget tjetër me kapacitet mbi 2500 udhëtarë dhe 700 autovetura.
Aktualisht në portin më të madh të vendit ankorohen çdo ditë 3-4 tragete që vijnë nga Bari, Ankona, Trieste dhe Brindizi.