Një shqiptar është arrestuar në portin e Barit, Itali, pasi u kap me 6 kg heroinë.
I prangosuri A.T ka kaluar përmes portit të Durrësit në drejtim të shtetit fqinj, ndërsa mësohet se lëndën narkotike e ka siguruar në Elbasan.
Ai po udhëtonte me një automjet tip “Golf” kur gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, pas dyshimeve, i është konstatuar edhe sasia e drogës
Kjo është sasia e parë e drogës që sekuestrohet në vendin fqinj, pas ndryshimeve në Policinë e Portit të Durrësit/a.ç