Deputetja e LIBRA-s Mimoza Hafizi ka reaguar pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare ku do të votohen ministrat e rinj si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe atë Penal të cilat synojnë shmangien e shitblerjes së votës.
Ajo tha se nuk ka informacion se çfarë përmban marrëveshja, dhe se qëndrimin për ndryshimet do ta bëjë publik sapo të njihet me përmbajtjen.
“Ndryshimet nuk janë transparente. Komisioni i reformës zgjedhore nuk është mbledhur. Të shohim se çfarë ndryshimesh janë, dhe a ndihmojnë për standartet e zgjedhjeve”, tha Hafizi./a.m.