Partia Demokratike do të rikthehet serish në bulevard vetëm. Pak ditë pasi mbylli çadrën 3-mujore poshtë zyrës së kryeministrit. Këtë herë demokratet do të hapin fushatën elektorale me një miting për zgjedhjet e 25 qershorit. Burime në Selinë Blu i thanë “Panorama” se hapja e fushatës do të bëhet të shtunën në orën 18:30, një ditë pasi të ketë kaluar afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.
Më shumë se 1500 kandidatë nga të gjitha degët janë propozuar për 140 vendet e kandidatëve. Me urdhër të kreut të PD, Lulzim Basha janë emëruar 12 zyrtarë demokratë të cilët do të reduktojnë listën përpara se të miratohet ajo përfundimtare.
ma.me