Një grup heronjsh të drejtuar më së miri, favoritë për ta fituar Championsin: kështu e përshkruan Arrigo Sacchi Juventusin që sapo e ka fituar Scudetton e gjashtë me radhë.
“Juventusi ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme këtë vit, por kjo nuk më habit, sepse është e fortë si skuadër e mbi të gjitha ka persona që e bëjnë punën e tyre duke vënë në fushë vlera të larta, jo vetëm teknike, pro edhe organizative”, tha fillimisht Sacchi.
“Një shoqëri e madhe, një trajner i madh dhe një skuadër harmonike që ua mëson të gjithëve rëndësinë e të qenit skuadër dhe grup. Komplimente shoqërisë dhe Allegrit, i cili në mesin e shumë meritave e ka pasur edhe atë se i ka bërë të bashkëekzistojnë në skuadër siç është më së miri shumë kampionë. Allgeri është njëri prej teknikëve më të mirë i shkollës italiane”, ka shtuar Arrigo Sacchi, ish kapiten dhe teknik i Milanit.
Sa i përket finales së Championsit, mes bardhezinjve dhe Real Madridit, Sacchi ka shtuar: ”Juventus e nis lojën, sipas meje, si favorit, për shkak të këtij motivimi të jashtëzakonshëm që ka skuadra. Kanë një grup heronjsh që drejtohet si është më së miri dhe që mund ta kryejë punën siç duhet”. /a.m.