Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për disa ish- drejtues të Aviacionit Civil, pasi akuzohen për veprën penale të “Shpërdorim detyre”.
Mësohet se hetimet kanë nisur pas informacioneve se përgjatë vitit 2015-2016 janë paguar punonjës të Aeroportit të Kukësit, por pa u paraqitur asnjë ditë në punë.
Aeroporti i Kukësit nuk është vënë asnjë ditë në punë por pavarësisht kësaj merrnin pagë mbi 55 persona, prej të cilët 44 në mënyrë fiktive.
Hetimi ka nisur prej të mërkurës nga Task Force e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë bëhet e ditur se po hetohet edhe për disa prokurime për blerje pajisjesh dhe ruajtjen e aeroportit. /b.d