Cilat janë këshillat dhe mënyrat kryesore që ta tejkaloni dhimbjen për simpatinë tuaj, që nuk i ndan të njëjtat ndjenja me ju me ato që ju keni për të?
Nëse mundoheni që ta hiqni qafe simpatinë, e cila nuk ua kthen në të njëjtën mënyrë, dijeni se nuk jeni të vetmit. Ka mundësi që të ndiheni të pikëlluar, si dhe të ju vijë keq pse një person i tillë ju ka pëlqyer.
Nëse simpatia nuk ju sheh si material për lidhje, kjo nuk do të thotë se nuk ju përjeton si mik.
Në vazhdim ju paraqesim të gjitha mënyrat që dashurinë tuaj të njëanshme ta lini në të kaluarën dhe më lehtë të përballeni me “humbjen” dhe dhimbjen që ajo ju ka sjellë, transmeton Telegrafi.
1. Mënyra më e vështirë e tejkalimit të një dashurie të pasuksesshme është ta kuptoni se atij personi nuk i pëlqeni ngjashëm si e pëlqeni ju atë. Pranimi i këtij fakti ndoshta është i pari, por edhe më i vështiri hap, të cilin duhet ta ndërmerrni.
2. Kur e keni kuptuar se ai ndoshta nuk i ndan të njëjtat ndjenja me ju, duhet ta pranoni se ai person ju pëlqen. E dimë se kjo mund të jetë e vështirë, madje edhe nëse qëndroni para pasqyrës dhe ia pranoni vetes se jeni të dashuruar, kjo do të ndikojë të ndiheni më ndryshe.
3. Mospërgjigjja ndaj dashurisë suaj që keni për dikë nuk do të thotë se duhet ta akuzoni veten tuaj. Simpatia juaj ndoshta nuk mund t’i kontrollojë ndjenjat e veta ngjashëm sikur edhe ju që nuk mund t’i kontrolloni ndjenjat tuaja.
4. Duhet t’ia lejoni vetes të merreni me ndjenjat tuaja. Kur të jeni të sinqertë me veten tuaj dhe ta pranoni se jeni lënduar, më lehtë do ta pranoni situatën dhe më të lehtë do ta keni ta përballoni dhimbjen.
5. A keni dikë që ju ofron mbështetje? A e keni shoqen më të mirë për të biseduar me të? A ekziston dikush që mund të jua tërheqë vëmendjen? Provoni të niseni tutje, sepse nuk guxoni të mbështeteni në diçka që nuk do të ndodh kurrë, e kjo është njëra ndër këshillat dhe mënyrat më efikase ta tejkaloni një simpati që kurrë nuk ju ka simpatizuar juve.
6. Edhe pse ndoshta e keni të vështirë të pajtoheni me këtë, duhet të përkujdeseni që ndjenjat të jenë të qeta. Mes tjerash, ju nuk mund ta kontrolloni atë që ju dëshironi! /Telegrafi/ b.d