Kreu i qeverisë nga Korça u shpreh se marrëveshjen e arritur me Bashën, është një fitore për të në një betejë që ata e konsideronin të pamundur.
Sipas tij, ministrat e rij teknik, do të kenë vetëm rolin e kujdestarit. Ato do të propozohen nga PD, por do të miratohen nga kreu i qeverisë.
“Ata do të jenë kujdestar, s’do të bëjnë as tendera, as emërime. Administrata të mos kthehet në një instrument abuziv. U bë kështu për 30 ditët e fushatës. Se çfarë do të ndodhe mbara këtë do ata vendosin shqiptarët.”, u shpreh Rama.
Sipas tij edhe pse është nënshkruar marrëveshja Rama- Basha, kjo nuk ndryshon faktin që ata kishin frikë nga Vettingu e për këtë arsye u futën në çadër. Duke e cilësuar me ironi si mikun e tij më të ri Basha, ai u shpreh se PS donte që PD të futej në zgjedhje, pasi sipas tij nuk do kishte shije fitorja pa to.
“Fakti që bëmë marrëveshje nuk e ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu. Ne kemi bërë gjënë e duhur, s’është asnjë saktificë për Peleshin deri në datën e zgjedhjeve. Kur ne themi që duam të vëmë Shqipërinë, nuk e kemi fjalë goje”, u shpreh Rama.
***
Kryeminsitri Edi Rama ishte sot në Korçë në një takim me gratë. Pas marrëveshjes mes kreun e opozitës Basha, tashmë është lënë pas retorika e ashpër mes palëve. Rama u përqendrua sot në mundësitë për minoritetin maqedonas në Pustec, edhe pse një komunitet mjaft i vogël. Rama tha se maqedonasit trajtohen me dinjitet edhe pse janë shumë më pak se shqiptarët në Maqedoni.
Më tej Rama, deklaroi para grave që mbështesin PS, se femrat në politikë mund të bëjnë mirë shumë më shumë se meshkujt. Ai tha se vendin e kanë marrë më qafë burrat.
“Çdo vit, ço muaj, çdo javë e historisë sonë na jep provën që këtë vend e kanë marrë më qafë burrat, nuk kanë marrë gratë. Sa më shumë burra ta kuptojnë këtë, aq më shumë gra do të jenë më mirë pasi do t’u njihen fitoret”, tha rama/a.m.