Një sasi nafte dhe medikamentesh kontrabandë është sekuestruar nga policia e Durrësit, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.
Sekuestrimi i naftës dhe medikamenteve u bë në kuadër të operacioneve të koduara “Farmacia”dhe”Gomisti”.
Në prangat e bluve kanë rënë Gazmir Mato 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Indrit Tafa 46 vjeç, po banues në Durrës.
Sipas burimeve të policisë një ditë më parë, në lagjen Nr.13, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e farmacisë së G.Mato, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• 99 lloje medikamentesh me një vlerë 400 000 lekë, të cilat nuk kishin pullat fiskale të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Tiranë.
Gjithashtu, në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku I.Tafa punonte si gomist, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• 220 litra naftë e pa markuar në masën 90%, e cila është kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
•”Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë”dhe”Fshehja e të ardhurave” në ngarkim të shtetasit Gazmir Mato parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.
• “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”dhe”Ruajtja apo depozitimi I mallrave kontrabandë” në ngarkim të shtetasit Indrit Tafa parashikuar në nenet 172 dhe 179 të Kodit Penal./a.ç