Nga Nikoll Lesi*
Marrëveshja e dirigjuar në media dhe në publik si një kontribut për standartet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, përfundoi në një pazar të ndyrë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Në vend që të luftohej dhe realizohej “Republika e re”, siç premtoi Lulzim Basha para demokratëve, ai pranoi përsëri kryeministrin e vjetër Edi Rama dhe mori prej tij një tortë të madhe me poste ministrash, drejtorësh ku ka tenderime dhe organesh të tjera të cilat nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet e lira e të ndershme.
Një pazar që realisht u dyshua prej publikut dhe medias së lirë se po hartohej që mbrëmë vonë kur Basha dhe Rama larguan kryetarët e partive të tjera politike dhe mbeten vetëm kokë me kokë. Një marrëveshje e cila nuk prodhon zgjedhje të lira, porse ndan tortën e pushtetit dhe të parave në tavolinë.
Edi Rama shiti gjithçka nga pjesa e vyer e PS-së vetëm që të ruante karriken e tij kryeministrore. Shiti Fatmir Xhafaj, një ministër me staturë të lartë ekzekutive dhe një zyrtar korrekt me ligjin, i cili sapo nisi një fushatë të madhe antikanabis dhe spastrimin e krejt kupolës së policisë së shtetit. Është një përdorim i poshtër i emrit dhe staturës profesioniste të Fatmir Xhafës. Apo mbetet një hakmarrje e pastër sepse filloi të pastrontë ministrinë e brendshme nga mafiozët dhe njërëzit e lidhur me drogën? Si mund të largonte e të shiste ministrin e financave Arben Ahmetaj, i cili ia solli në parametrat me normal financat e shtetit? Apo ministren Olta Xhaçka e cila është një nga ikonat femërore socialiste, e cila drejtonte një ministri të punës e të rinisë që nuk kishte asnjë lidhje me zgjedhjet dhe standartet e tyre.
I dha edhe ministrinë e drejtësisë të drejtuar nga kryetari i LSI, Petrit Vasili duke prekur në pabesi edhe koalicionin qeverisës dhe pa e lajmëruar fare, gjë që praktikisht sjell rrëzim të koalicionit të deritanishëm. I dha drejtorë OSHEE, Ipotekash, tenderimesh etj,çka nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet.
I dha praktikisht euro, dollarë dhe prona liderit të PD.
Kaq ishte dhe çadra e lirisë, e cila u shit për pazare e pislleqe pushteti.
*Koha Jonë