Arritja e një marrëveshje në orët e para të së enjtes mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës duket se i ka shqetësuar aleatët e të dyja kampeve. Një pjesë e tyre kanë rendur te zyra e Berishës, me gjasë për të kërkuar garanci nga ‘miqësia’ e re mes kryeministrit dhe kreut të opozitës.
Më herët Fatmir Mediu ka kërkuar përgjegjshmëri nga Basha në tryezën me Ramën në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë, Ilir Meta pas takimit me Sali Berishën ka kërkuar që ajo për çka palët kanë rënë dakord të bëhet publike sa më parë.
Gazetari Ardit Rada ka ironizuar në rrjetin social Facebook fatin e çadrës në vijim. Nisur nga situata ku aleatët e të dy kampeve po mbahen larg tryezës Rama-Basha, ai shkruan se çadra tashmë do t’u duhet atyre.
Edhe pse ka një marrëveshje mes Luzlim Bashës dhe Edi Ramës, në fakt mbyllja e çadrës nuk është njoftuar.